Përse kërkohet mandati i tretë kur vendi është drejt humnerës nga borxhi i lartë?

0
138
Nga Kastriot Islami 

1. Shqipëria mund të dalë në ankand, pra të shitet; kjo nuk është propagandë apo mashtrim. Shqipëria, si asnjë vend tjetër, është e mbytur deri në fyt në borxhe për shkak të babëzisë, paaftësisë e papërgjegjshmërisë së qeverisë Rama… Rama do të grabisë një mandat të tretë për të vazhduar të fshehë këtë katastrofë që po vjen me shpejtësi me shpresën idiote se mund t’ia shesë borxhin dikujt, që do të thotë ndryshe t’ia shesë vendin dikujt, duke i detyruar ndërkohë shqiptarët reagues të emigrojnë… Sepse vetëm kështu me mashtrimin e “shitjes së borxhit” mund të fitojë kohë për të qëndruar në pushtet dhe mbrojtur pasuritë e tij e paligjshme por edhe nga frika e ndëshkimit…

2. Borxhi në fillim të vitit 2021, po të kemi parasysh dhe uljen e rritjes ekonomike, mund të shkojë mbi 100 %; madje mendohet së bashku me borxhet e fshehura të PPP-ve dhe atyre të bashkive të arrijë mbi 115 %. Vendi është realisht në rrezik falimentimi. Në këto kushte Rama kërkon të grabisë edhe një mandat të tretë, jo vetëm duke blerë vota e kërcënuarit votuesit, por edhe duke dhunuar kushtetutën, sistemin zgjedhor, duke shpërfillur  partnerët ndërkombëtarë dhe duke i mbyllur shqiptarëve rrugën e integrimit në BE… Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!

3. Përse FMN e të tjerë s’kanë dhënë ende alarmin? Deri tani FMN e të gjithë institucionet e tjera globale janë treguar të kujdesshme dhe shumë “dashamirëse” me Shqipërinë për të mos thënë haptas të vërtetën e hidhur në raportet e tyre duke i publikuar ato me një gjuhë të drunjtë e deri me fjalë të “sheqerosura”… Mesa duket kjo është bërë për të mos i treguar shqiptarëve humnerën, thjesht për të mos i demoralizuar e bërë më pesimistë se ç’janë… sepse mund të keqreagonin… Por mesa duket po vjen momenti që kjo e vërtetë shumë e hidhur s’do të mund më të “sheqeroset” dhe për rrjedhojë do të preket nga të gjithë pa përjashtim…

4. Çfarë do të thotë që borxhi është 115 % e PBB? Kjo do të thotë që Shqipëria edhe nëse arrin të prodhojë vlera kombëtare në masën 100 lekë, ajo ka borxh 115 lekë… pra jo vetëm s’i mbetet asgjë nga ajo që prodhon për të konsumuar, por ajo vlerë që prodhon s’i mjafton më as për larë borxhin. Pra që nga ky moment, vendi nuk mundet më as të blejë borxh që të paguajë borxhin… Gjendja është katastrofike.

5. Po përse në këto rrethana Rama kërkon një mandat të tretë? Kjo duket si paradoksale për një njeri normal, racional e të ndershëm… Por Rama ka vetëm një rrugë për të shpëtuar pasuritë e grabitura pra për t’i shpëtuar ndëshkimit… Rama e ka të qartë se duke kaluar në opozitë, kjo situatë katastrofike do të bëhet transparente dhe qytetarët do të prekin nga afër të vërtetën e hidhur… Ai jo vetëm nuk e duron një gjë të tillë por mbi të gjitha ka shumë frikë nga reagimi i qytetarëve të revoltuar ndaj kësaj të vërtetë të hidhur… dhe synon të vazhdojë t’i mashtrojë duke menduar se mund të dalë më vonë nga kjo gjendje, ndonëse e ka të qartë se kostoja në këtë rast do të ishte shumë e lartë për vendin dhe shqiptarët, kosto për të cilën Rama nuk e vret mendjen fare…

6. Cila mund të ishte kjo kosto për vendin e shqiptarët? Në këto rrethana Rama mendon të “menaxhojë” borxhin e pamenaxhueshëm, duke ia shitur borxhin katastrofik një vendi apo kompanie. Sepse vetë s’e menaxhon dot më… Kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ishte më e shqiptarëve… Me fjalë të tjera do të thotë që Rama për të shpëtuar lëkurën e tij është gati t’ia shesë vendin dikujt, pa e vrarë mendjen se cdo të ndodhte në këtë rast me shqiptarët e revoltuar, të cilët ai ndjehet i “lumtur” nëse do të emigronin masivisht…

7. A është kjo fantazi? Është shqetësuese se disa qytetarë i konsiderojnë të vërtetat fantazi dhe mashtrimet të vërteta… Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se Rama grabitqar ka vetëm një mundësi: Për të shpëtuar lëkurën e tij do t’ia shiste Shqipërinë dikujt. Kjo do të mund të bëhej realitet nëse Rama do të grabiste mandatin e tretë dhe shqiptarët në vend që të reagonin masivisht e fuqimisht, do të preferonin të largoheshin masivisht…

8. Të gjithë ata që s’largohen dot nga vendi, të shqetësuar në ekstrem, pyesin se “cila do të ishte zgjidhja”? Përgjigja është: fillimisht është i domosdoshëm reagimi i fuqishëm e masiv qytetar për të larguar sektin e babëzitur e grabitqar. Ky do të ishte fillimi i ndalimit të katastrofës… sepse duke larguar të keqen mund të ndërpritet katastrofa. Përndryshe, skenari do të ishte makabër! Fatkeqësisht kjo është e vërteta e hidhur. Çdo ditë që kalon pa reagim masiv veçse rrit shpejtësinë e rrëshqitjes drejt greminës e katastrofës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here