Dy “njolla” brenda 1 dite; Rama sot i tha përfundimisht ‘lamtumirë’ lidhjeve me ndërkombëtarët

0
98

EDITORIAL

Brenda një dite, kryeministri Rama i dha shqelmin e fundit marrëdhënieve mes tij dhe ndërkombëtarëve, duke rrëzuar kështu përfundimisht ‘mitin’ e njeriut lider në Rajon. Më së fundi Rama ka dal zbuluar para tyre dhe tashmë ndërkombëtarët po arrijnë të kuptojnë të gjitha shqetësimet e shprehura nga opozita dhe Presidenti mbi veprimet e vendimet e ndërmarra nga Rilindja.

Por cilat ishin dy hapat që e çuan Ramën drejt greminës?

Së pari, Komisioni i Ligjeve miratoi sot në mënyrë të njëanshme draftin e PS-së, i cili i mban listat e kandidatëve të mbyllura dhe heq mundësinë e koalicioneve parazgjedhore. Ky vendim i ‘Ligjeve’ me urdhër të Ramës bie ndesh hapur me thirrjet e fundit të ndërkombëtarëve për të ruajtur e zbatuar konsensusin e arritur mes palëve në 5 Qershor. SHBA, BE dhe veçanërisht Bindestagu gjermna kërkuan  konsensus për Kodin Zgjedhor, por Rama qartazi i injoroi dhe po shkon drejt votimit të një Kodi Zgjedhor të njëanshëm në Parlament.

Ndërkaq po ditën e sotme, gjatë mbledhjes së përbahskët të qeverive Kosovë-Shqipëri, kryeministri sulmoi hapur BE-në për çështjen e vizave të Kosovës si edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë. “Mosliberalizimi i vizave për Kosovën turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng  dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi.”, tha ai. As kryeministri i Kosovës nuk denjoi të fliste sic Rama bëri.

Vendimi te Komisioni i Ligjeve dhe gjuha e sotme kundër BE-së do të mbahen mend gjatë nga ndërkombëtarët, të cilët për vite me radhë e kishin përtypur mungesën e shtetit ligjor në vend me shpresën e një reformë të pavarur në drejtësi. Por kur po shohin se Rama nuk ka aspak këtë synim, ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje si kurrë më parë me deklarata të forta që si target kryesor të tyre kanë pasur vetëm qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here