Basha jep deklaratën e fortë: Edi Rama do ndiqet penalisht, i ka dosjet gati dhe e pret ndëshkimi!

0
125

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar ne ‘Çim Peka Live’ thotë se kryeministri Edi Rama do të ndiqet penalisht, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha tha se dosjet me shkeljet e rënda të Ramës dhe qeverisë së tij, tashmë janë “bërë palë”. Basha u zotua se Rama do të dërgohet para drejtësisë, dhe do të marrë ndëshkimin e merituar.

Deklarata e Bashës në emision:

Dosjet e Edi Ramës janë gati, Edi Rama do shkojë për ndjekje penale, dhe sa më përket mua si kryeministër, do të marrë ndëshkimin e merituar. Pas 25 prillit e pret drejtësia, e pret ndëshkimi i merituar. Nuk më takon mua ta ndëshkojë, por gjithë ato dosje që janë bërë palë. Nuk ka bashkëqeverisje me Ramën, Edi Rama do dërgohet para drejtësisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here