Gjergj Luca merr edhe liqenin në Butrint, biznes për 30 vjet me vetëm 1 euro (foto)

0
170

Gjergj Luca, administratori i firmës së peshkut duket se nuk është mjaftuar me 3000 m2 truall dhe det në Shëngjin dhe 135 mijë m2 objekte në Elbasan e reparte ushtarake në Prrenjas.

Mësohet se tashmë i ka hedhur sytë drejt jugut ku dhe ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro” dhënë për firmën “Rozafa Shpk”, nga ministri i Bujqësisë, Bledar Çuci.

Afati i koncesionit është 10 vjet, por me të drejtë përsëritjeje edhe 20 vite të tjera pa konkurrent, ndërsa duhet thjesht një rinovim letrash të kontratës aktuale.

Ky liqen është i njohur për pasuri dhe do të përdoret për peshkim artizanal dhe kultivim midhjesh si dhe do të shërbejë edhe për turizëm me anë të kanalit që e lidh me liqenin e Butrintit.

Referuar njoftimit të Ministrisë, Gjergj Luca e ka “fituar” këtë koncesion, në garën e datës 17.09.2020, organizuar me dyer të mbyllura në zyrën e ministrit Çuçi, ku firma “Rozafa” ‘fitoi’, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin sa për të plotësuar numrin. Ndërkohë nga ana ligjore, për të fituar këtë koncesion kërkohet një bashkim i dy firmave si ‘shoqëri’. Për të qenë konform rregullave, Luca ka bërë ortak firmën “Kleris B shpk”. Mirëpo kjo firmë rezulton se nuk ka ekzistuar dhe nuk është e regjistruar fare në QKB. Nga ana tjetër, Rama ka mbyllur një sy për këtë shkelje të hapur dhe e ka kaluar në heshtje ‘gostinë e mikut të tij peshkatar’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here