Ja shtetet europiane më të infektuara nga COVID-19 në 2 javët e fundit

0
137

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e pavarur që operon pranë BE ka përditësuar listën e kuqe të saj të COVID-19, duke shtuar 4 shtete të tjera europiane.

Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria janë zyrtarisht nga vendet më të infektuara nga COVID-19 në Europë për shkak se në dy javët e fundit kanë kaluar kufirin prej 120 të infektuar për 100 mijë banorë.

Vendi me më shumë të infektuar në BE është Spanja, 320 banorë të infektuar për 120 mijë banorë, ndjekur nga Çekia 267, Franca 235, Luksemburg 189, Belgjika dhe Holanda nga 171, Islanda dhe Danimarka 128 dhe tashmë edhe Hungaria me 127.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here