Ironia/ Rama i përdridhet pyetjes për listat e hapura: Nuk janë tagri im…

0
118

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së, duke deklaruar se ai nuk është i kënaqur as me punën e tij, jo më me ata që drejtojnë në rrethe.

“Vazhdojmë të përforcojmë marrëdhënien e institucioneve të pushtetit qendror me atë vendor. S’jam i kënaqur me punën time jo më me drejtuesit e qarqeve. Duhet të jemi në punë për të forcuar marrëdhënien e qytetarëve me institucionet”, u shpreh Rama.

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave, Rama tha se kjo nuk ishte një çështje e tagrit të tij.

“Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”, tha Rama.

Për ironi, ky koment vjen nga kryetari i PS, që ka përfaqësuesin e tij në Këshillin Politik dhe që ka gatuar vetë mbylljen e listave dhe zhdukjen e koalicioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here