Zhidru njeri i rrezikshëm, Hoxha: Sot do të flisnim për dëshmorë të atdheut

0
127

Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC News foli për ngjarjen e ndodhur ditë e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Hoxha u shpreh se nëse nuk do të ndërhyhej atëherë situata mund të përshkallëzohej dhe pasojat mund të ishin të mëdha.

Gjithashtu ai theksoi se problematikë mbetej fakti se RENEA nuk ishte në dijeni se më çfarë personi kishin të bënin. Sakaq Zhidru ishte një person i rrezikshëm pasi kishte aftësi të mira për të përdorur armën.

“Kishte dy lloje opinionesh, një ishte për zgjidhje përfundimtare për shkak se ka plagosur qytetarë të pafajshëm. Por ndërkohë nuk ka të bëjë fakti se sa vjeç është por aftësi për të përdorur armën.

Në rastin konkret kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Ajo që pamë dje nuk ishte një skenë që mund të zgjidhje shumë lehtë. Synimi ishte që të shpëtohej.

Po ashtu një tjerr reagim ishte që përse u vra dhe nuk u shpëtua, por dua të kujtoj që në SHBA një i ri që vetëm mbante armë nuk u toleruar , pasi në momentin që tentoi të drejtonte armën është kërcënim për qytetarët. Pra nëse personi drejton armën ndaj dikujt tjetër është i rrezikshme. Çfarë mund të bënte tjetër policia kur kishte montuar pesë mina. Pallati ishte pallat i vjetër, pra rrezikshmëria e këtij personi me ato çfarë u gjetën ishte e lartë.

Kallashnikovi është një armë e frikshme. Por gjatë gjithë kohës së negocimit po përgatitej për diçka më të madhe. RENEA nuk e dinte çfarë arsenali kishte sepse do të ndërhynin që në fillim. Sot do të flisnim për dëshmorë të atdheut me atë ngjarje, nëse nuk do të ndërhyhej. Ndjekja e procedurë nga RENEA bëri që ne sot të flasim vetëm për viktimën.

Është një procedurë standarde dhe në bazë të informacionit që mbledh nga vëzhguesit, banorët, snajperë. Duhet të kuptojmë se para se të ndërhyjnë kanë në dorë planimetrinë  e godinës, pra e dinë se sa fortësi ka dera…

Sakaq dera duke mos qenë metalike ishte e përshkrueshme nga plumbat dhe ai qëllonte nga brenda dhe grupi i RENEA-s është goditur.

Përgjegjësia e atyre dje ka bërë që ne sot të kemi minimumi e dëmeve”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here