Xhixho: Grante për bizneset e vogla që drejtohen nga gratë, përballen me gjobat e administratës tatimore

0
141

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka zhvilluar takime me biznese të vogla në njësinë 1 në Tiranë. Xhixho është njohur nga afër me problematikat e këtyre bizneseve të cilat drejtohet nga gratë, Ata u shprehën se hasen më vështirësi të shumta dhe se përveç problematikave përballen dhe më një administratë shtetëtore e cila iu vë gjoba. Teksa theksoi se 90% e bizneseve në Shqipëri janë të vogla, Xhixho tha se programi i LSI, parashikon grante për bizeneset e vogla që menaxhohen nga gratë.

‘LSI ka nje plan konkret për mbështetjen e bizneseve me qasjen tonë për të ulur taksat e në këtë mënyrë i japim frymëmarrje biznesit dhe krijojmë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Ne do të mbështesim me grante bizneset që drejtohen nga gratë, për të krijuar histori suksesi dhe motivuar gratë të investohen në sektorin privat.
Nëpërmjet politikave fiskale favorizuese ndaj bizneseve që punësojnë gra do mund të nxisim bizneset të punësojne gra dhe vajza në sipërmarrjet e tyre’.
Në krizën e ekonomike që ka përfshirë bizneset e vogla u shpreh Xhixho ndikoi dhe situata e COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here