Koalicionet parazgjedhore/ Opozita i bën 5 pyetje OSBE/ODIHR-it

0
101

Anëtarët e opozitës në Këshillin Politik i kanë dërguar 5 pyetjeve OSBE/ODIHR-it ku i kërkojnë mendim për propozimin e socialisteve për ndryshimin e rregullave zgjedhore sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

1. A janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dispozitat në fuqi të Kodit Zgjedhor që lidhen me mekanizmin e koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandatave

2. A pengojnë futjen e listave të hapura mekanizmat në fuqi për koalicionet zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve? Në rast se miratohen listat e hapura ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandatave mbetet kjo është në fuqi, a do të ishte legjislacioni shqiptar në pajtueshmëri me angazhimet e OSBE?

3. A mund të ndryshohen rregullat themelore të garës zgjedhore nga një palë, pasi procesi zgjedhor ka nisur, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa i rëndësishëm është stabiliteti i legjislacionin zgjedhor dhe njohja e ligjit nga garuesit zgjedhor para zgjedhjeve, për cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë pranë zgjedhjeve në mënyrë që t’i japin epërsi partisë që ka propozuar ndryshimet, a minojnë këto ndryshime ose ndikojnë në parimet e stabilitetit të ligjit, sigurisë ligjore dhe rregullave të lojës, që janë kyçe për të ruajtur angazhimet e OSBE për zgjedhje demokratike?

5. Duke parë pozicionet e kundërta të palëve, cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për të dy palët në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardeve të tjera europiane për zgjedhje demokratike?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here