Bumçi: Fasada ka rënë, vendi ka rrëshqitur në autoritarizëm

0
106

Në studion e Çim Peka LIVE pati tensione mes të ftuarve, sidomos në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur qeveritë e shkuara ndaj Greqisë dhe Turqisë.

“Berisha si ka ndjekur një politikë pro-turke. Kurse ne kemi ndjekur politikë të ekuilibruar,” tha ai.

Kurse analisti Mentor Nazarko insistoi se Shqipëria ka qenë më afër Greqisë gjatë qeverisjes së djathtë edhe në atë kohë.

“Bëri traktatin e miqësisë në vitin 1996 me Greqinë,” tha ai, duke shtuar edhe rastin e kryepeshkopit Janullatos.

Por Milo tha se ishte Berisha që mbajti qëndrimet e tij kundër marrëveshjeve me Turqinë në vitin 2004, si një reagim ndaj faktit që Erdogan nuk takoi liderin e opozitës.

Kurse ish-ministri i Jashtëm i PD, Aldo Bumçi tha se qeverisja e tyre ka sjellë disa nga arritjet më të mëdha në planin ndërkombëtar, ndërsa ka mbajtur marrëdhënie të mira edhe me Greqinë dhe Turqinë.

“Greqia dhe Turqia janë vende specifike dhe të rëndësishme për Shqipërinë,” tha Bumçi.

“Thelbi është se çfarë ndodh në Shqipëri. Sot kemi rënien e fasadës dhe rrëshqitjen në autoritarizëm sipas një modeli putinist,” tha Bumçi.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë kalon nga ajo që ndodh brenda vendit. Ai iu referua degradimit të vendit gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

“Nuk ka pasur në Shqipëri kurrë një vullnet më të mbrapshtë kundër integrimit në Shqipëri,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here