Denoncimi/ Shtëpinë ia shembi tërmeti, Bashkia e Krujës tallet me qytetarin: Ke edhe dy banesa…

0
79

Një tjetër denoncim i fortë është bërë publik nga një qytetar i njësisë administrative Bubq, Bashkia e Krujvs, banesa e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Behar Kallaku tregon se ekspertët thonë se banesa e tij duhet të shembet, por bashkia nuk vepron pasi i thotë se denoncuesi ka dy shtëpi.

“Unë një kam dhe të shkatërruar”, rrëfen Behar Kallaku.

Në takimin që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ai shprehet se në Bashkinë Krujë i thonë se ka dy shtëpia, por që në fakt ka vetëm një. Mosgjetja e një zgjidhjeje përfundimtare vetëm sa ia ka shtuar stresin, pasi ai thotë se me djalin e paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike, nuk e përballon  dot situatën me financat që ka.

Rrëfimi

Behar Kallaku: Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?
Behar Kallaku: Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu.

Oriola Pampuri: Domethënë ju në dokumentacion keni vetëm një shtëpi?

Behar Kallaku: Vetëm një shtëpi! Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga Bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here