“Rama një peshqesh për Lukashenkon?”- Pollo: A doni provë të gjallë se Europa e ShBA janë hipokritë?

0
113

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka analizuar qëndrimin e kryeministrit Rama si kryetar i OSBE-së, gjatë video-konferencës me Komisionin e Helsinkit në SHBA.

Sipas Pollos, Rama foli për konfliktin në Bjellorusi, duke sugjeruar që për zgjidhjen e konfliktit të ndërmerreshin diskutime mes partisë së Lukashenkos dhe opozitës demokratike për reformën zgjedhore, e cila duhej të zhvillohej me konsensus.

Por për demokratin pas këtij qëndrimi të kreut të qeverisë shqiptare, zëdhënësja e OSBE-ODIHR-it ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e përmbylljes së reformës elektorale dhe diskutimeve në Këshillin Politik.

Për Pollon, “Imagjinoni edhe sikur Lukashenko t’i thërresë mendjes e të pranojë vizitën e OSBE-së, madje të kryetarit të radhës dhe pasi dëgjon me vëmendje propozimet e radhës del me të para mediave dhe u thotë “Shihni kë më kanë dërguar të më sugjerojë dialog e konsensus me opozitën. Këtë tipin që prishi me dorën e vet konsensusin dhe që nuk pyeti për këshillën e ODIHR-it. A doni provë të gjallë se Europa e ShBA janë hipokritë? Ja ku e keni!!””

Reagimi i plotë e Genc Pollos

Dje pasdite kryeministri Rama duke folur në një video-konferencë me Komisionin e Helsinkit në ShBA në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, deklaroi se në Bjellorusi hapi i parë që duhej të ndërmerrej ishte diskutimi midis partisë së Lukashenkos dhe opozitës demokratike për një reformë zgjedhore e cila duhej të zhvillohej e të përmbyllej me konsensus.

Pak orë më vonë, zëdhënësja e OSBE/ODIHR-it, Katya Andruzsz i deklaroi medias se “ne jemi gati të vazhdojmë të mbështesim Këshillin (Politik), po presim të marrim prej tij detaje mbi çështjet që po trajton dhe mënyrën se si ne mund të ndihmojmë konkretisht. Si gjithmonë në jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë për përmbushjen e rekomandimeve elektorale të ODIHR-it”.

Këshillën e OSBE-ODIHR-it në Këshillin Politik e ka refuzuar vetëm Rama e partia e tij. Imagjinoni sikur fatkeqësisht ai të luajë kokëfortin e t’i mbyllë derën OSBE-së. Imagjinoni edhe sikur Lukashenko t’i thërresë mendjes e të pranojë vizitën e OSBE-së, madje të kryetarit të radhës dhe pasi dëgjon me vëmendje propozimet e radhës del me të para mediave dhe u thotë “Shihni kë më kanë dërguar të më sugjerojë dialog e konsensus me opozitën. Këtë tipin që prishi me dorën e vet konsensusin dhe që nuk pyeti për këshillën e ODIHR-it. A doni provë të gjallë se Europa e ShBA janë hipokritë? Ja ku e keni!!”

Mbase Lukashenko nuk denjon vetë të shfaqet me Ramën dhe ja delegon këtë teatër ministrit të tij të jashtëm. Mbase i pjell mendja ndonjë skenar tjetër. Ku i dihet! Por kjo është anësore. Sikletosja që Rama i ka shkaktuar shteteve që parvjet përkrahën kandidimin e Shqipërisë si kryetare e radhës për vitin 2020 u duket hapur teksa e përmendin nga halli kryetarin e radhës që u ngeli në prehër dhe si rrugëdalje shikojnë avancimin me ministren e jashtme suedeze e cila e merr funksionin në 1 janar 2021.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here