Naftëtarët e Ballshit përplasen keq me policinë…

0
102

Naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protest para Ministrisë së Infrastrukturës. Ata janë përplasur me forcat policore, të cilët po përpiqen të shpërndajnë grumbullimin duke shfrytëzuar aktet për shkak të masave ndaj Covidit.

Nga protesta dëgjohen thirrjet “Mos i prek punëtorët!” Ndërsa disa naftëtarët thonë se kanë 27 paga pa marrë dhe po e mbajnë këtë protestë për të marrë paratë e tyre, me të cilat rrisin fëmijët e tyre.

“Të hash një herë bukë në ditë. Na janë prerë dritat, na është prerë uji. Po rrojmë si në mesjetë”, tha një protestuese.

Prej disa kohësh, naftëarët kanë mbajtur protesta pranë rafinerisë për plotësimin e kushteve të tyre, ku përfshihet shlyerja e pagës dhe nisja e punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here