Brataj: Janë 7 mutacione të Covid-19 në qarkullim

0
114

Nëse prej ditësh keni temperaturë jo të lartë ose diarre, mund të jeni prekur nga Covid-19 edhe pse tamponi ju del negativ. Mjekët kanë vënë re se në këtë periudhë është ulur agresiviteti i virusit në qarkullim janë 7 mutacione te tij.

“Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që shpjegojnë këto forma të tij. Duket çudi sot kur në familje një është i sëmurë dhe nuk sëmuret dikush tjetër. Pra kjo tregon pafuqinë e virusit”, thotë Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj për ”A2cnn”.

Me hapjen e shkollave dhe rikthimin në punë pas pushimeve, parashikohet rritje e infektimeve. Nga specialistët ende nuk dihet se si do të jetë sjellja e koronavirusit në dimër në mbivendosje me gripin e stinës. Sa i përket shqetësimit në popullatë për vdekjet në moshat aktive, Skënder Brataj tregon disa nga arsyet që çojnë 40–50 në humbje jetë.

”Moshat më të papërmbajtura janë adoleshentët, por prindërit e tyre janë 40-60-vjeçarët. Ata e çuan infeksionin në banesë. Për sëmundshmërinë ne dimë që veç faktit që je i sëmurë, stilit të jetesës, ushqyerjes, faktor i rëndësishëm është dhe gjenetika, nëse jemi apo jo të predispozuar për t’u prekur nga disa sëmundje”, shtoi Brataj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here