PD padit Drejtorin e Ujësjellësit: Po përdor administratën për zgjedhje…

0
100

Partia Demokratike ka paditur në prokurori Drejtorin e Ujësjellësit në Rogozhinë, me akuzën se po përdor administratën për zgjedhjet e 25 Prillit.

PD shprehet se Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skënder Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm, një Ky krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Rrogozhinë dënon “këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim”.

Gjatë ditës së sotme, sqaron PD, kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Rrogozhinë deklaron se, “garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021”.

Denoncimi

PD ka paraqitur dhe “denoncimin e një punonjësi të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit”:

“Jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja tju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe”.

Një ditë më parë, Partia Demokratike njoftoi, se ka paditur Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, për të njëjtën akuzë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here