Koalicionet ngelen sërish në Kushtetutë/ Neni që i ‘shpëtoi’ mazhorancës

0
134

Partia Socialiste është e vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së saj për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore me lista më vete, qoftë dhe me koston e prekjes së marrëveshjes të firmosur më 5 qershor.

Madje ka rrëzuar dhe kërkesën e Opozitës për t’iu drejtuar OSBE-ODHIR për çështje ku ata nuk bien dakord.

Por mesa duket në ndryshimet kushtetuese, ka diçka që i ka shpëtuar mazhorancës në lidhje me koalicionet.

Oerd Bylykbashi përfaqësues i Partisë Demokratike, u shpreh se koalicionet parazgjedhore ekzistojnë akoma në kushtetutë dhe se ky është neni 96, që flet për emërimin e Kryeministrit pas zgjedhjeve.

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, thuhet në nenin 96 të Kushtetutës.

Kjo mesa duket rrëzon dhe tentativat e Kryeministrit për të marrë të drejtën e formimit të qeverisë pas zgjedhjeve, por nga ana tjetër rrëzon dhe alibinë e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore apo formës që kërkon ti japë mazhoranca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here