Kthimi i anijes, Turqia shuan iluzionet e Greqisë: Kërkimet do vijojnë sërish! Duam zgjidhje politike

0
125

Rikthimi i anijes turke “Oruc Reis” në Antalia u duk se do të ulte tensionet mes Athinës dhe Ankarasë, teksa lëvizja u përshëndet edhe nga kryeministri grek. Por Turqia ka shpejtuar për të shuar iluzionet.

“Ankaraja nuk po heq dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor. Kthimi i anijes ishte pjesë e punës, ndërsa do të vazhdojnë kërkimet në zonë, sipas planit tonë” tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Akar i bëri thirrje Greqisë të ndalojë “sjelljen e saj provokuese” që po rrit tensionet në rajon. Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për dialog “sa më shpejt të jetë e mundur“, duke thënë që “Ankaraja dëshiron një zgjidhje politike përmes mjeteve paqësore”.

Ai gjithashtu pretendoi se Greqia po shkel traktatet ndërkombëtare duke militarizuar 18 ishuj, të cilat kanë përshkallëzuar tensionet dhe sabotuar dialogun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here