Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka takuar sot në Bruksel Presidentin serb Aleksandar Vuçiç para takimit të tij me Hotin në ballafaqimin Kosovë- Serbi.
Varhelyi thotë se e mirëpret takimin e sotëm të lehtësuar dhe nga dy përfaqësuesit e BE, Borrell dhe Lajçak.
STATUSI NGA OLIVER VARHELYI
Diskutim i shkëlqyeshëm me Presidentin serb kete mengjes. Unë mirëpres takimin e sotëm të nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar nga BE nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Presidenti Vuçiq më informoi për takimet dhe marrëveshjet e tij të rëndësishme të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Diskutuam ndjekjen e mundshme të përbashkët me # BE.