Besa Shahini merr vendimin e papritur, paralajmëron largimin! Ia kam thënë dhe kryeministrit Rama…

0
96

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një intervistë për emisionin “Ilva Now” në Euro News Albania, deklaroi se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, znj. Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here