Pallavra propagandistike/ Fuga: Linja hekurudhore Nish-Durrës, elementi kyç në marrëveshje…

0
101

Akademiku Artan Fuga iu është bashkuar reagimeve që prodhoi marrëveshja e djeshme e lidhur mes qeverisë kosovare dhe asaj serbe, nën prezencën e presidentit Donald Trump.

Përmes një analize në ‘Facebook’ Fuga theksoi se elementi më kyç i kësaj marrëveshje ishte perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish-Durrës. Sipas Fugës, kjo marrëveshje do të kishte rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike, kulturore.

Po ashtu ai theksoi se; “historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit.”.

POSTIMI I PLOTE

Nëse realizohet, kur të realizohet, sa do të realizohet ka një kuptim thelbësor për transportin e mallrave, udhëtarëve, kulturave, armëve, trupave ushtarake, makinerive, turistëve nga Evropa Qendrore në Adriatik dhe nga Durrësi në thellësi drejt Hungarisë dhe më tej !

Pra ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike, kulturore!

Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit!

Shoh të rinjtë shqiptarë që në atë kohë me 50 euro në xhep do të shkojnë për të parë bashkë me klasën mrekullitë e Evropës, qytetet e vjetra gjermane, ëmbëlsinë e zonës rurale austriake, kishat dhe fshatrat hungareze, qytetet e bollshme polake, malet Karpate, të dalin në Bjellorusi në parqet pyjore madhështore natyrore, dhe do të kuptojnë sa e madhe, sa e mrekullueshme, sa tërheqëse, sa krejt tjetër nga çfarë dinë ata është Europa!

Me një çantë në krah!

Hajde t’i gënjejë njeri pastaj me pallavra propagandistike! Jo ne kështu, jo ne ashtu ! Do iu duken qytetet dhe fshatrat ku jetojnë si realitete që duhen transformuar nga e para!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here