Nga Dritan Kaba
Sot ambasadorja Kim pershendeti, per here te gjashte, zgjedhjen e Adia Hajnajt si drejtuese e SPAK. Edhe kusherire te pare apo vajze ta kishte nuk do shkruante kaq shume per te!
Zonja ambasadore shkruani ndonje gje edhe per viktimat e prinderve te zonjes Hajnaj, se i “harruat” ate dite kushtuar viktimave te terrorit komunist, siç “harruat”, po e vendos ne thonjza per te mos thene e neglizhuat me qellim dhe diten e viktimave te sistemit, qe sot ende nuk i dihet varri. Me ngritjen e BKH dhe SPAK besoj bijte do te gjejne vendet ku dergjen viktimat e prinderve te tyre.
Deti te lodh ne fakt, sidomos skafi.
Me Aiden u plotesua kapja e plote e sistemit te drejtesise nga pinjollet e komunizmit dhe banda e organizuar qe ka pushtetin. Po si nuk u gjend qofte edhe nje perfaqesues i te persekutuarve te rregjimit komunist apo edhe e njerezve te thjeshte pa te kaluar kriminale te prinderve te tyre qe te emerohej ne kupolen e drejtesise se “rilindur”?
Pjeset e ketij puzzle te ashtuquajtur drejtesi, prokurori, hetim dhe polici qepen me nje fill te dukshem per ate, qe do ta shohe. Te gjithe drejtuesit i mban bashke filli i Fondacionit Soros. Te gjithe duhet te jene te paguar nga ky konglomerat i se keqes, i shitur si bamires, ose ne rastin me ekstrem duhet te kene besimin e njerit prej “besnikeve” te Fondacionit. Duhet te jete patjeter dikush qe e ka promovuar dhe ngritur ne detyre edhe ne kundershtim me ligjin siç eshte rasti i Aida Hajnajt. Po njesoj si pjesa me e rendesishme e drejtuesve te mediave, qe i sherbejne mbytjes se te vertetave, diku hapur dhe diku ne menyre te kamufluar.
Nuk arrij realisht te kuptoj kete pathos per keta guret kilometrike, qe per mua jane si piramidat e kufirit komunist. Nje kercenim qe kush guxon t’i kaloje do te ekzekutohet. Te tille njerez sot e drejtojne sistemin e Law&Order ne Shqiperi. Pathosi juaj e dashur ambasadore me pataks.
Flisni per makinat e “se vertetes”, per kurse nga ICITAP per perdorimet e armes apo te tjera vogelsira, por harroni te thoni se drejtuesve te ICITAP nuk i eshte ndjere zeri i gojes as per drogen, as per kupolen e policise qe mbron trafikantet. Eshte po ky ICITAP qe bashkepunoi me Parlamentin per ligjin e kontrollit te figures se policeve qe u kalua ne Parlament. Mire qe ligjin e kthyen si deshen, pa filluar fare zbatimi, por ne te pakten dy raste drejtuesit e larte te policise jane te lidhur me te kaluaren e erret te Sigurimit te Shtetit Komunist. Nuk kam degjuar as nga Ju, as nga drejtuesit e ICITAP qe e kane hartuar ligjin te bejne ndonje deklarate per kete shkelje te hapur dhe flagrante te tij.
Nejse e dashur ambasadore! Sot me keta shembuj te kapjes dhe emerimit ne kater kollonat e sistemit te drejtesise po i jepni nje shembull vrastar te rinjve shqiptare, qe aspirojne te ndertojne te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Sot po u tregoni atyre, se qe te besh karriere ne Law&Order duhet te kesh pasur prinderit pjese te nomenklatures komuniste, pjestare te Sigurimit te Shtetit ose duhet te shkojne te kalojne bankoproven ne Fondacionin Soros. Nese ke prirje normale, je njeri me dinjitet, prinderit apo gjysherit e tu kane refuzuar komunizmin ose kane qene njerez te thjeshte nuk do te keni kurre mundesine te jeni pjese e ketyre organizmave te rendesishme te shtetit te se drejtes. E drejta qenka vetem per pinjollet!
Nese ke ide te ndryshme nga Rilindja as mos te shkoje ne mendje se mund te jesh gjykates, prokuror, pjese e SPAK apo e BKH, keto jane “endrra” te parealizueshme. Me inkurajimin tuaj ju po sillni edhe njehere te gjalle “Luften e klasave” ne Shqiperi.
Zonja ambasadore ju po perkrahni ata dhe bijte e atyre, qe burgosen dhe internuan me mijera njerez se thonin se SHBA eshte vendi i demokracise. Ju po neperkembni ata qe u denuan me dhjetra vite burg dhe femijet e tyre se pelqenin nje kenge amerikane ose degjonin fshehurazi “Zerin e Amerikes”.
Zonja ambasadore ne qershor te vitit te kaluar, ndihmes sekretari i Shtetit z. Palmer i deklaroi shqiptareve qe brenda korrikut te vitit te kaluar Shqiperia do jete me Gjykaten Kushtetuese te ngritur. Kane kaluar 15 muaj nga afati dhe ende asgje. Nje Gjykate Kushtetuese e pakapur eshte ajo qe presin shqiptaret, jo guret kilometrike te Rilindjes.
E dini ju zonja ambasadore qe Shqiperia sot ka mbi 30 ligje antikushtetuese ne fuqi?
E dini ju zonja ambasadore, qe shume nga keto ligje cenojne te drejtat e qytetareve dhe jane bere me porosi nga oligarket? Ju ishit pikerisht me pushime ne nje nga rezortet qe ka perfituar si pasoje e njerit prej ligjeve antikushtetuese per ndertimin e tij.
E dini ju e dashur ambasadore se ka nje ligj per dividentin qe nuk ka asnje Gjykate Kushtetuese ta kaloje se ka shkelur hapur Kushtetuten ne disa nene te saj dhe prej ketij ligji perfituan oligarket dhe u demtuan bizneset dhe qytetaret e thjeshte?
E dini ju e dashur ambasadore e “gureve kilometrike” qe jane ne fuqi dy kontrata koncensionare te miratuara me ligj nga Parlamenti monist ku distanca nga nje gur ne tjetrin kushton rreth 23 milion euro?
E dashur ambasadore, lerini guret se me ta po ndertoni nje kala komuniste dhe autokrate ne Adriatik, siç thonin edhe eterit e bijve qe jane sot ne pushtet.
Zonja Kim kapjen e sistemit nga majtistet dhe “specialistet” e FBI e ka provuar ne kurrizin e tij dhe Presidenti Trump. U sajuan dosje, histori te paqene, u kercenuan, u perndoqen, u denigruan, u spiunua fushata e tij nga keto “specialista”. Aida pa filluar ende pune eshte e ngjashmja e Comney-t. Ajo eshte gati te zbatoje çdo urdher politik. Njesoj si kreu i SPAK, qe mbyll dosjet ose i le ne “harrese” ato. Shembujt ne keta gjashte muaj ulerijne me te madhe, per kete strukture te kapur politikisht nga koka tek kembet. Shembujt i dini edhe Ju, por edhe shqiptaret. Ata jane ne syte e te gjitheve. Vetem ata qe i verbon dielli ne det nuk arrijne t’i shquajne dot!
P.S. Zonja Kim thuaj atyre “specialisteve” t’ja mesojne mire perdorimin e aparaturave vartesve te zonjes Hajnaj, se po na shurdhojne nga veshet. Per mua te mos lodhen se çfare kam e shkruaj. E kam “hallin” per te tjeret.