Trofeu i parë sezonal i futbollit shqiptar shkon për Teutën. Skuadra durrsake triumfoi në finale 2-1 kundër Tiranës, duke bërë të sajën Superkupën.
Golat për formacionin e drejtuar nga Edi Martini u shënuan nga Hebaj në minutën e 22-të dhe 33-të.
Në pjesën e dytë, Arapi la Teutën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq në minutën e 65-të. Tirana u mundua të shfrytëzonte epërsinë numerike, por vetëm sa zbuti humbjen me golin e Vrapit në të 75-ën.
Në fund festa ishte për durrsakët, që pas Kupës arrijnë të fitojnë edhe Superkupën e Shqipërisë.