“Gafat e Komitetit”, Dasho: Mungon profesionalizmi, koordinimi dhe transparenca…

0
104

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Komiteti Tektik anti-Covid ka bërë gafa që prej fillimit të epidemisë, duke shtuar se tashmë pyetja që shtrohet është nëse kjo strukturë i është dorëzuar tekave të virusit ose jo.

Dasho shkruan se gjatë muajve të parë të epidemisë publiku u bind se komiteti nuk ishte një mekanizëm i koordinuar dhe kompetent që menaxhon nga ana teknike epideminë, por një entitet që kishte për detyrë t’u hidhte tisin e besueshmërisë vendimeve të çuditshme dhe kundër produktive të politikës.

“Keqpërdorimi i komitetit u bë aq evident, sa në fund të muajit qershor dy antarë të nderuar të tij, u distancuan duke deklaruar se vepronin vetëm në rol këshillimor dhe se këshillat e tyre nuk dëgjoheshin.

Shqiptarët po shohin përditë evidenca që tregojnë se epidemia e COVID-it në Shqipëri po menaxhohet me mungesë të theksuar profesionalizmi, koordinimi dhe transparence”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

GAFAT E KOMITETIT

Nuk kanë të sosur gafat e komitetit të ekspertëve anti-COVID!

Dje media raportoi se një antar i komitetit i kishte kërkuar publikisht antarëve të tjerë transparencë mbi protokollet e mjekimit.

Kjo kërkesë qëndron midis gafave të rënda që komiteti ka bërë që prej fillimit të pandemisë. Në se antarët fshehin nga njëri-tjetri protokollet të cilat duhet t’i hartojnë, diskutojnë dhe miratojnë së bashku, për çfarë bashkëpunojnë ata?!

Gjatë muajve të parë të epidemisë publiku u bind se komiteti nuk ishte një mekanizëm i koordinuar dhe kompetent që menaxhon nga ana teknike epideminë, por një entitet që kishte për detyrë t’u hidhte tisin e besueshmërisë vendimeve të çuditshme dhe kundër produktive të politikës.

Në atë kohë vendimet deklaroheshin “në emër të komitetit”, sa herë që politika kapej gafil nga opinioni publik ose ai shkencor.

Keqpërdorimi i komitetit u bë aq evident, sa në fund të muajit qershor dy antarë të nderuar të tij, u distancuan duke deklaruar se vepronin vetëm në rol këshillimor dhe se këshillat e tyre nuk dëgjoheshin.

Shqiptarët po shohin përditë evidenca që tregojnë se epidemia e COVID-it në Shqipëri po menaxhohet me mungesë të theksuar profesionalizmi, koordinimi dhe transparence.

Qytetarët me plot të drejtë pyesin:

A PO KUJDESET DIKUSH PËR SHËNDETIN DHE JETËN E TYRE, APO KOMITETI QË DERI DJE I ISHTE DORËZUAR POLITIKËS, SOT I ËSHTË DORËZUAR TEKAVE TË VIRUSIT?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here