Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Napolit në Itali. Sipas ‘Tgcom’, një i moshuar 88 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të dy djemve të tij, duke lënë të vdekur njërin prej tyre dhe duke plagosur tjetrin.
Mësohet se të dy djemtë ishin persona me nevoja të veçanta, ndërsa i moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas vrasjes ka telefonuar vetë policinë.
Ai ka deklaruar në komisariat se ishte i dëshpëruar për kushtet e familjes dhe të ardhmen e dy djemve, kur ai të mos ishte më në këtë botë, ndaj ndërmori këtë vendim tragjik.