Policia e Mallakastrës ka arrestuar 43-vjeçarin Arjan Velaj, si shkaktar të një vatre zjarri. Sipas policisë Velaj vidhte gjithashtu energji elektrike nga një pus nafte.
Njoftimi policisë:
Vidhte energji elektrike dhe si pasojë shkaktohet zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë, vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Visok, Mallakastër.
Ky shtetas merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabëllin që merrte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.