Njoftim për shpallje ankandi

0
134

DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

 

Nr. 707/1 Prot.                                                                                            Tiranë, më  01.07.2020

 

Nr. 1943/1 Dosje

 

SHPALLJE

 

 (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHEM NË ANKANDIN E TRETË)

 

Unë, Florian Shehu, me detyrën e Përmbaruesit Gjyqësor Privat, pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k., në referim të Urdhërit të Ekzekutimit Nr.1571 Akti, të lëshuar me datë 17.04.2019 prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është vënë në ekzekutim ky Urdhër, duke u regjistruar në dosjen përmbarimore Nr.1943, Datë 13.02.2020 kërkesa e Kreditorit Z.Edmond Levani. ndaj debitorit Lefter Sulkaj, Perparim Sulkaj dhe Ilmi Sulkaj , në lidhje me Titullin Ekzekutiv “Deklarate Noteriale Nr.3119 rep. Nr. 784 Kol. Dt.08.06.2017”.

Me permbushjen konform ligjit te te gjithe hapave te parashikuara dhe te kerkuara proçeduriale, si edhe me perfundimin e afatit te fundit te  procesit te ekzekutimit te detyrueshem parashikuar ne nenin 567 te Kodit te Procedures Civile, me date 29.05.2020 kreva shpalljen per shitjen e sendeve te paluajtshme te sekuestruara te debitorit. Procedura e zhvillimit te ankandit vazhdoi 15-dite dhe perfundoi me mbarimin e orarit zyrtar te dates 30.06.2020.

 

Nga procedura e zhvillimit të ankandit si edhe nga procesverbali i datës 30.06.2020 të zhvillimit të tij,

KONSTATOVA

 

Se në të gjithë afatin 30-ditor të mbajtjes së afishimit të shitjes së sendeve të paluajtshme, ashtu si edhe në ditën përfundimtare të zhvillimit të tij, nuk u paraqit asnjë ofertë apo ofertues, i cili do të paraqitej si blerës i mundshëm i këtyre sendeve të paluajtshme të përcaktuara me një çmim fillestar në vlerat :

 

Pasuria 1 :

Njesi me sip. 49.4 m2, ndodhur në Rr. Don Bosko Tiranë, me Nr. Pasurie 9/227-N15, Vol. 35, Faqe 18, Zona Kadastrale 8330, Z.V.R.P.P-Tiranë.

Ne vlerën e 6.400(gjashte mije e katerqind) EURO.

 

Lidhur sa më sipër, referuar neneve 568 dhe 570 dhe 577 të Kodit të Procedurës Civile, si edhe te Ligjit Nr.26/2019 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” bëj këtë

 

 

SHPALLJE

 

  1. Për shitjen në ankand të këtyre pasurive të paluajtshme, si më poshtë treguar :

Pasuria 1 :

 

Njesi me sip. 49.4 m2, ndodhur në Rr. Don Bosko Tiranë, me Nr. Pasurie 9/227-N15, Vol. 35, Faqe 18, Zona Kadastrale 8330, Z.V.R.P.P-Tiranë.

 

  1. Të cilat Janë në pronësi të debitorit Perparim Sulkaj

Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit,  duke i

INFORMUAR SE

 

  1. Çmimi i ri i pasurive të paluajtshme që shiten kanë vlerën :

 

             Pasuria 1 :

Njesi me sip. 49.4 m2, ndodhur në Rr. Don Bosko Tiranë, me Nr. Pasurie 9/227-N15, Vol. 35, Faqe 18, Zona Kadastrale 8330, Z.V.R.P.P-Tiranë.

Ne vlerën e 5.796 (pese mije e shtateqind e nentedhjete e gjashte) EURO.

  1. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është salla e mbledhjeve prane Shoqerise Se Permbarimit Privat “TDR Group” shp.p.k e cila gjendet në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla 5 – Numer. 17 – Tirane
  2. Ankandi i Tretë, për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 08.2020.
  3. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të tij do të kryhet në datën 08.2020 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
  4. Secili ofertues duhet të depozitoje bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. “pranë “Banka Kombetare Tregtare – BKT”A në Nr. e Llogarisë: Nr. Nr. AL25 2051 1021 4092 90CL PRCF EURA.

 

                                        KJO SHPALLJE AFISHOHET NË:

  • Bashkinë e  Tiranes
  • Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane
  • Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: “Don Bosko”, Tiranë
  • Zyrat e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k.

SHOQËRIA E PËRMBARIMIT PRIVAT “TDR GROUP” sh.p.k.

 

PËRMBARUESI GJYQËSOR

 

FLORIAN SHEHU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here