Zgjedhjet në Malin e Zi, PDIU: Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

0
131

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës.

Sipas PDIU, shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë një Zë”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

PDIU shprehet se shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

“Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malësisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare”, shprehet PDIU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here