Tragjedia në Gramsh, policia jep detaje të reja

0
137

Gramshi është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme ku dy fëmijë kanë qenë duke luajtur me një granatë të vjetër në oborrin e banesës së njërit prej tyre, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar pasoja tragjike. Një prej fëmijëve ka humbur jetën rrugës për në spital A. Lleshi, 6-vjeç ndërsa ka marrë plagë të rënda edhe 5-vjeçari A. Leka. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman, Gramsh, dhe dy fëmijët kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin teksa rrinin vazhdimisht bashkë.

Policia Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A. Ll., rreth 6 vjeç dhe A. L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R. LL., duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.

Fëmija A. Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A. L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here