Profesori austriak kundër karantinës/ Rrezikon të rritë numrin e viktimave…

Profesori në Universitetin Johannes, Sucharit Bhakdi ka hedhur poshtë teoritë e izolimit duke thënë se është zgjidhja më e keqe dhe më shkatërruese për shoqëritë.

Shkencëtari dhe epidemiologu austriak këmbëngul se “mbyllja” e shoqërive dhe ngrirja e veprimtarive shoqërore dhe ekonomike çojnë në kushte shumë më të këqija deri në pasoja katastrofike.

Sipas tij, numri i personave që do të ndërrojnë jetë nga tragjeditë financiare do të jetë shumë më i lartë se i atyre të Covidit.

Përfundimi kryesor i asaj që ai argumenton është si vijon: Bllokimi dhe politika e përhapjes së frikës dhe terrorit kolektiv janë rezultat i një vendimi politik dhe jo ai mjekësor-shkencor.

Në fillim, Sucharit Bhakdi u pajtua me masat e izolimit dhe ngrirjes së veprimtarive shoqërore, por shpejt kuptoi se si bllokimi dhe kultivimi i frikës kolektive u bë një mjet në duart e autoriteteve politike. Sa i përket rezultateve të kësaj politike, ardhja e valës së 2-të dëshmoi se në fund të fundit gjithçka gjykohet nga rezultati.

Në një intervistë, u shpreh se shoqëritë janë përsëri të detyruara të përballen me pandeminë duke e ditur se bllokimi i përgjithshëm nuk është më një zgjidhje efektive dhe nuk përfshihet më si përparësi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Profesori austriak kundër karantinës/ Rrezikon të rritë numrin e viktimave…

DW: Dëbimet më të shumta të emigrantëve

Profesori austriak kundër karantinës/ Rrezikon të rritë numrin e viktimave…

23 gushti/ Këlliçi: Kurrë me komunizëm…

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko