Ende nuk është zhbllokuar finalja e Champions Leagues ndërmjet PSG-së dhe Bayern Munchen. Ka mbaruar pjesa e parë por të dy skuadrat kanë studiuar lojën e kundërshtarit dhe më pas kanë zhvilluar sulme të rrezikshme.
Vlen të theksojmë që në minutën e 17’ ishte Neymar i cili kishte rastin e artë për të realizuar por gabon i vetëm përballë Neuer. Portieri gjerman bëri heroin duke shpëtuar skuadrën gjermane.
E menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e Bayernit e cila në minutën e 22’ prek shtyllën me Robert Lewandowskin. Polaku kontrolloi bukur topin por ishte i pafat pasi gjuajtja e tij iu ndal nga shtylla.