Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në Malin e Tomorrit për festën e Baba Aliut, duke u ngjitur në majë të këtij mali madhështor. E nga aty, Kryemadhi ka bërë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
‘Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit!’, shkruan Kryemadhi në Facebook.
‘Zoti i bekoftë shqiptarët!’, ishte urimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Në vizitën e saj, Monika Kryemadhi shoqërohej nga anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri.