Gazetarja e njohur Manjola Zeka vishet me xhubletë

0
20

Nga Manjola Zeka

 

T’jam fale Malesi e Madhe! Ty dhe bukurive te kesaj krahine! Sot ndjehem taman malsore. Nuk kam ndjere kurre emocion me te vecante, se kur vesha kete xhublete, qe mban brenda shume histori. Veshja me e vjeter shqiptare, mbi 4 mije vjecare. Mu duk vedi shtojzovalle… E gjeta vedin te kenget e te paarritshmit Sali Mani… Per nje cast perjetova ate qe dhjetra zana malit te Malesise ndiejne ne Log te Bjeshkeve, kur parakalojne me te mrekullueshmen xhublete. Nje enderr qe m’u be realitet fale nje personi qe din te fale dhe te dhuroje dashuri. Dila Vacaj, ose zysh Dila, sic une i them. Te falenderoj me zemer per gjithçka! Nuk u lodhe me mua, me pyetjet e mia te pafund, kurioze per gjithcka.
Dila Vacaj nje emer i njohur per banoret e Malesise; Presidente e Shoqates Kulturore “Jehona e Kelmendit”, nje nder organizatoret me aktive te Logu I Bjeshkeve. Pjesmarrese ne festivalet e Gjirokastres, Kosoves (Skenderaj), Vitoje, Vuthaj, Tirane etj. Faleminderit zysh Dila! Faleminderit Malesi!
PS: Per dijeni: Sot temperatura shenonte diku tek 36-37 grade. Xhubleta peshon diku tek 13 kilograme. Koha e fotografive piku i vapes (ora 14.30). A se mos harroj, nje falenderim i vecante per Mokun qe me duroi dhe fotografoi me vetmohim ne mes te vapes, pasi kishte hanger gjys kile mish keci…

      

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here