FOTO/ Tre automjete përfshihen në aksident në Elbasan, plagoset edhe një këmbësor

0
90

Një person mbeti i plagosur gjatë tentativës për të kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër të saj në vendin e quajtur “Mbikalimi” pranë Paraburgimit të Bradasheshit.

Burime zyrtare bënë me dije se për pasojë për të evituar aksidentimin e personit që po tentonte të kalonte rrugën një automjet ka shmangur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera. Fatmirësisht këmbësori ka pësuar vetëm dëmtime por pa rrezik për jetën.

Ndërkohë tri automjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes e cila mund të kishte pasoja tragjike për drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident të cilët kanë arritur të manovronin mjaft mirë për të evitur pasojat e karambolimit mes tyre pasi njëri nga drejtuesit tentoi të evitonte përplasjen me këmbësorin që dyshohet se u fut në rrugën automobilistike me shpejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here