Flitet se do të largohet nga Barcelona, Suarez shuan dyshimet

0
2

‘Është folur për disa emra të bërë nga presidenti i Barcelones për largime të mundshme, por askush nuk më ka thënë që në mesin e tyre është dhe emri im. Nëse ky është qëllimi i tyre atëherë ata që janë përgjegjës për këtë zgjedhje duhet të vijnë dhe të flasin drejpërdrejtë me mua’ janë fjalët e Luis Suarez në një intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’ ku nuk e fsheh gjithë bezdinë e tij për thashethemet  e mërkatos.

‘Unë gjithashtu e dua shumë Barcelonën dhe për momentin ideja ime është të qëndroj këtu nëse klubi dëshiron’  shtoi uruguajiani.

E përsa i përket trajnerit Koeman ai shprehet se nuk ka dëgjuar asgjë për largimin e tij nga ai.

Suarez: Unë jam ende në krye

Suarez gjithashtu foli dhe për humbjen e pësuar kundër Bayern.

’ Humbja është përgjegjësia e të gjithëve. Askush nuk mund të vërë në dyshim angazhimin tim ndaj këtij ekipi dhe do vazhdoj të përqëndrohem në këtë kontribut, unë ndiej dashuri nga njërëzit që më kanë dhënë gjithmonë forcë të madhe dhe më kanë mbështetur në karrierën time, e di që ende mund të jap shumë për këtë klub.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here