E rëndë në Itali/ Bie nga skela dhe ndërron jetë një 50 vjeçar shqiptar

0
113

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë. Identiteti i tij nuk është bërë publik në mediat italiane. Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.

Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela. Përplasja ishte shumë e fortë për të.

Edhe mjekët që shkuan në vendngjarje thanë se ai humbi jetën direkt pas rënies.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here