Braimllari: Rilindja nuk ka ne fokus t’i shërbeje qytetarëve por të mbushin xhepat e klienteve të tyre në kurriz….

0
6

Në turin që Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka nisur në qarkun e Korçës, sot është ndalur në Mborje në një takim me banorët e këtij fshati.

Sipas këtyre të fundit shqetësimi i tyre edhe pse jemi në vitin 2020 është mungesa e ujit të pijshëm.

Dhe e gjtiha kjo ndodh sipas Braimllarit se pushteti i korruptuar i Edi Ramës si dhe ai lokal i Korçës punojnë vetëm për fasadë dhe kanë si qëllim të mbushin vetëm xhepat e klientëve të tyre në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Korçës.

Deklaratë e plotë e Endrit Braimllarit:

Në Mborje te Korçes me Mbreten!

Mborja e Korçës është lënë në harresë nga Rilindja.
Megjithëse në vitin 2020, mungesa e ujit të pishëm është ende shqetësim për banorët.

Në Mborje jo vetem familja e Mbretes por dhe shumë familje të tjera po përballen me harresën, mungesën e investimeve nga Rilindja dhe mungesën e ujit të pishëm.
Përtej propagandës dhe trumbetimit, pushteti i korruptuar i Edi Ramës dhe ai lokal i Korçes mendon dhe punon vetëm për fasadën.

Rilindja nuk ka ne fokus t’i shërbeje qytetarëve por të mbushin xhepat e klienteve të tyre në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Korçës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here