Shqipëria, e pesta në Evropë për nivelin e lartë të rritjes së çmimeve

0
153

Pavarësisht se rroga minimale në Shqipëri është 26 mijë lekë të vjetra, vendi ynë renditet i pesti në Evropë për nivelin e lartë të rritjes së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT janë 13 shtete që kanë shënuar shtrenjtim të mallrave.

Ndikimin kryesor në Shqipëri e kanë dhënë produktet ushqimore me 4.3% të ndjekura më pas nga transporti me 3.6%.

Të tjera grupe që dhanë një kontribut në rritje, edhe pse më të moderuara, ishin pijet alkoolike dhe duhani.

Megjithatë një rënie e çmimeve është regjistruar në muajin korrik, ku duket efekti i mungesës së blerjeve.

Sipas INSTAT gjatë këtij muaji në grupin e ushqimeve është regjistruar një zhvlerësim me 2 %.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve.

Përsa i përket indeksit të çmimeve të konsumit, ky indeks mbulon vetëm shpenzimet private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here