Menaxhimi i artit në kushtet e pandemisë, nevojë dhe mundësi

0
249

Nga shumë studiues konkludohet se menaxhimi i artit shërben si një zgjidhje për problemet sociale të shoqërisë. Ka nevojë për një vizion alternativ dhe plotësues që lejon, vlerëson dhe promovon perspektiva të tjera të vlerave krijuese në menaxhimin e artit.

Përvoja e shumë shteteve vërteton se komunitete të tëra mund të mbështeten vetëm mbi identitetin kulturor të tyre, si një burim të vlerave krijuese. Sidoqoftë, në shumicën e këtyre përvojave kontributet sociale që janë prodhuar nëpërmjet proceseve menaxhuese spontane dhe intuitive, janë të një rëndësie shumë të madhe dhe me impakt për komunitetet respektive. Këto procese, në të cilat është krijuar një vlerë sociale, drejtojnë në shumë raste në një parakusht për krijimin e një vlere ekonomike.

Por, çfarë është menaxhimi artistik dhe një menaxher arti?
Përkufizimet për këtë funksion janë të ndryshme, sipas studiuesve të ndryshëm. Menaxhimi artistik është një fushë që lidhet me operacionet e biznesit të një subjekti artistik. Si rrjedhojë, menaxherët e artit janë përgjegjës për lehtësimin e operacioneve të përditshme të subjektit artistik dhe plotësimin e misionit të tij.

Termi “subjekte artistike” përfshin entitete profesionistësh jofitimprurëse (teatër, muzeume, orkestra simfonike, organizata muzikore (xhazi, etj), teatër operash, kompani baleti, etj), si dhe shumë subjekte fitimprurëse të lidhura me artin (psh. shtëpitë e ankandeve, galeritë e arteve, kompani muzikore, teatro, etj). Në këto fusha, përgjegjësitë e një menaxheri të artit mund të përfshijnë menaxhimin e stafit, aspekte të marketingut, menaxhimin e buxhetit (të ardhurat dhe shpenzimet), marrëdhëniet me publikun, gjetjen e fondeve, zhvillimin dhe vlerësimin e projekteve të ndryshme, si dhe përgatitjen e relacioneve për bordet drejtuese të këtyre subjekteve.

Paragrafi i mësipërm paraqet fushën e gjerë të aktivitetit, por dhe shkallën e lartë të profesionalizmit që nevojitet për një menaxher arti. Fushat e menaxhimit të artit janë të shumëllojshme, që nga artet pamore (figurative), muzika, aktrimi (teatri), filmi, etj. Duke ju rikthyer funksioneve të menaxherit te artit, duhen nënvizuar pikërisht elemente të tillë si:

Vlerësimi i artistit, transformimi e fuqizimi tij në një brand (markë); Konceptimi, hartimi dhe zbatimi i strategjisë së veprimtarisë së artistit; Ideimi i planit të komunikimit marketing, duke e përshtatur me rrethanat dhe kushtet; Hartimi i planit të biznesit të sipërmarrjes artistike dhe ndjekja e zbatimit të tij; Marrëdhëniet e punës, si dhe marrëdhëniet me strukturat shtetërore.

Të gjitha këto elemente kërkojnë një trajtim të saktë profesional dhe menaxherial, kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy “palëve” artist-menaxher, të cilët i bashkon qëlllimi i përbashkët për maksimizimin e vlerave artistike dhe për rrjedhojë edhe financiare të artistit apo institucionit artistik.

Efektet e pandemisë botërore ndjehen në çdo vend dhe në çdo fushë të aktivitetit njerëzor. Kjo ndjehet e dhe në fushën e artit, ku interesi për të investuar në arte e objekte të koleksionueshëm, ka rënë në mënyrë drastike. Po japim shembullin real të 3 shtëpive të mëdha të ankandeve Christies, Sotheby’s dhe Philips. Rezulton që në tremujorin e dytë të vitit 2020, të ardhurat nga shitja e objekteve të artit dhe të koleksionizmit në tërësi, ranë me rreth 80%, ose në shifra nga 4,4 miliard USD në 3 mujorin e dytë të 2019, në të njëjtën periudhë të vitit 2020, shitjet ishin për më pak se 1 miliard USD. Kjo ulje e shitjeve është më e madhe se ajo e vërtetuar gjatë krizës së vitit 2008-2009, kur të ardhurat e ankandeve në 3 mujorin e dytë të 2008 ishin 4,8 miliard USD, ndërsa në 3 mujorin e dytë të 2009 ato u ulën në 1,6 miliard USD.

E njëjta histori për artistët e skenës dhe të ekranit. Aktivitetet muzikore pothuaj janë mbyllur në të gjithë botën. Armata e këngëtarëve, muzikantëve, aktorëve, janë në kërkim të alternative të reja. Shumë artistë gjatë kësaj periudhe, dhanë shembullin e tyre për të lehtësuar “lockdown-in” në një shumicë vendesh në botë. Vërtet artistët nuk përfituan financiarisht nga performancat e tyre në kushtet e pandemisë, por ofruan një shembull pozitiv dhe i dhanë shpresë publikut, duke përmbushur funksionin e artit ndërjetë.

Në fushën e artit figurativ u bënë shumë ekspozita online vizuale, që më pas u kalua në hapjen e muzeumeve dhe galerive në mbarë botën. Në 7 korrik 2020, një nga muzeumet më të njohura të Turqisë, Pera Museum, hapi dyert pas 4 muaj mbylljeje. Dyert u hapën me ekspozitën “Constructing a dream”- me artistët shqiptarë me vepra të periudhës së realizmit socialist. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 15 nëntor. Gjithë media elektronike dhe e shkruar turke, por dhe e huaj kanë përcjellë me entuziazëm këtë aktivitet.

Ndërsa muzeumet e famshme të Washingtonit, New Yorkut, Vienës, etj, kanë gjetur forma origjinale për të përhapur artin dhe kjo nëpërmjet prodhimit të maskave të fytyrës (që po përdoren gjerësisht sot), me pikturat e Van Gogut, Gustav Klimtit, Andy Warhol, etj.

Alternativa të reja po shfaqen, veçanërisht duke shfrytëzuar zhvillimet e teknologjisë së informacionit, këtu duket dhe do të duket kreativiteti i artistëve, por dhe menaxherëve të tyre, për të tejkaluar situatën e krijuar. Shtetet (qeveritë) në përgjithësi kanë qëndruar indiferente ndaj artistëve. Pak, për të mos thënë asnjë ndihmë, asnjë përkrahje.

Në Shqipëri në periudhën Mars-Qershor 2020, shteti përgjithësisht qëndroi indiferent ndaj artit dhe artistëve. Artistët, veçanërisht këngëtarët protestuan. Mbyllja e aktivitetit të tyre (ndalimi i koncerteve me pjesëmarrjen e publikut) bën që të ketë ndikime negative financiare për ta dhe familjet e tyre. Ndryshe po ndodh me artin pamor (figurativ). Duke filluar nga qershori, në Tiranë, Fier, Vlorë janë hapur disa ekspozita, ku vlen të përmenden Ekspozita e Vizatimit Shqiptar para dhe pas 90-tës (kurator H. Haliti), Personalen e Dr. Abaz Hados “Fituam jetën” (krijimtari e realizuar nga ky autor i talentuar gjatë ditëve të izolimit prej pandemisë), të dyja këto të hapura në Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozita me temë detin “Visto Mare”, hapur në galerinë Promenade të Vlorës (kurator A. Shabani), etj.

Por të bie në sy indiferentizmi i Galerisë Kombëtare të Arteve (që do të quhet Muzeu Kombëtar i Artit) – asnjë aktivitet. Duke u rikthyer tek muzika, përpjekje me sinjifikative mund të ishin bërë nga teatri i Operas, Orkestra Simfonike e RTSh-së, e të tjera institucione artistike publike, ku janë të angazhuar dhjetra krijues të talentuar, që duhet të kishin improvizuar dhe realizuar projekte të tëra muzikore dhe në kushtet e pandemisë.

Mungoi dhe po mungon pothuaj tërësisht në këtë situatë, roli i menaxherit të subjekteve artistike. Nëse në fushën e artit figurativ ka disa përpjekje që i përmendëm (për hir të vërtetës kanë patur mbështetje nga Ministria e Kulturës. Bashkia e Tiranës, Bashkia e Fierit, etj.), në fushat e tjera të artit ka pak aktivitet, ndoshta për shkak dhe të sezonit veror në të cilin ndodhemi.

Por të bie në sy indiferentizmi i Galerisë Kombëtare të Arteve (që do të quhet Muzeu Kombëtar i Artit) – asnjë aktivitet. Duke u rikthyer tek muzika, përpjekje me sinjifikative mund të ishin bërë nga teatri i Operas, Orkestra Simfonike e RTSh-së, e të tjera institucione artistike publike, ku janë të angazhuar dhjetra krijues të talentuar, që duhet të kishin improvizuar dhe realizuar projekte të tëra muzikore dhe në kushtet e pandemisë.

Mungoi dhe po mungon pothuaj tërësisht në këtë situatë, roli i menaxherit të subjekteve artistike. Nëse në fushën e artit figurativ ka disa përpjekje që i përmendëm (për hir të vërtetës kanë patur mbështetje nga Ministria e Kulturës. Bashkia e Tiranës, Bashkia e Fierit, etj.), në fushat e tjera të artit ka pak aktivitet, ndoshta për shkak dhe të sezonit veror në të cilin ndodhemi.

Gjithmonë kujtojmë thënien e një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës pop në Ballkan, i cili është shprehur se me aktivitetin e tij artistik merreshin dy menaxherë, të cilët organizonin gjithçka. Ndërsa këngëtari informohej për çdo detaj dhe merrej vetëm me koncertin, procese këto që lehtësonin aktivitetin artistik të këngëtarit. Prania e menaxherit të artit pranë artistit, apo institucionit artistik është një kosto për ta, që mund të shkojë në shumë raste 10, 20, apo 35% e të ardhurave të realizuara, por përfitimet financiare nga prania e një menaxheri profesionist në shumë raste e tejkalojnë këtë “pengesë”, apo tarifë, si shpenzim i arsyeshëm i artistit ndaj menaxherit.

Në këtë situatë, ku perspektiva e kthimit në jetë normale nuk është e qartë, është koha që dhe në fushën e artit të përgatiten e të trajnohen menaxherët e ardhshëm, të cilët, përveç të tjerash do të ndikojnë dhe në rritjen e cilësisë artistike. Pra, roli i këtij profesioni të rëndësishëm, që ka ndikimin e vet në jetën shpirtërore të publikut në tërësi, në këtë periudhë pandemie, është tepër vendimtar dhe udhërrëfyes për artistët dhe publikun, në gjetjen e formave dhe rrugëve të reja, që mund të japin efekte pozitive reciproke për ta.

/artikull i shkruar për Empower Magazine Albania nga Pandi Madhi dhe Oltjon Valisi, pedagogë pranë Fakultetit Administrim Biznesi në Tirana Business University College.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here