Detaje/ ‘Enisa nuk dinte not’, familjari i 17-vjeçares: Në skaf kishte edhe vajza të tjera…

0
126

Një tjetër version del nga dëshmitë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Velipojë, ku pas një xhiroje me skaf, me shokun 25-vjeçar, u gjet e pajetë nga peshkatarët adoleshentja nga Bathorja.

“News 24” raporton se një version ndryshe të ngjarjes në Velipojë që ka treguar vetë nipi i familjes Doda në Bathore.

Ai thotë se Indrit Bajraktari drejtonte skafin, por në bord kishte dhe vajza të tjera. Sipas tij një manovër e gabuar në një kthesë ka bërë që vajzat të rrëzohen.

Nga dëshmia, thuhet se 17- vjeçarja Enisa Doda nuk dinte not dhe s’kishte jelek shpëtimi, kurse vajzat e tjera dinin not prandaj dhe shpëtuan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here