Krahasimi/ Beftas testimet rriten me 60% dy ditët e fundit, qeveria raporton edhe ato të privatit me 120 €

0
90

Ditën e sotme (19 gusht) Shqipëria raporti për 158 raste të reja me Covid-19, numër gati i përafërt me një ditë më parë.

Por ajo që u pa e çuditshme ishte rritja e beftë e numrit të testimeve të kryera  dy ditën e fundit.

Konkretisht, prej shumë ditësh tashmë numri i testimeve ka qenë në një shifër mesatare ditore në rreth 500 teste, por në datë 18 dhe 19 gusht, ku numër u rrit në 932 dje dhe 864 sot.

Numrat e rritur të testeve nuk vijnë si pasojës e rritjes që gjurmueshmërisë së institucioneve shëndetësore shtetërore, por si pasojë e përfshirës së testimeve në laboratorët privatë.

Kështu, edhe pse këto teste nuk vijnë si meritë e punës së ministrisë së Shëndetësisë, por e laboratorëve privatë të certifikuar nga kjo ministri.

Ndërkohë, testi në këto laboratorë mund të kryhet përkundrejt një çmimi që shkon rreth 120 euro.

Vlerëson të përmendet se kryesisht këto teste nuk kanë lidhje me gjurmueshmërinë e virusit apo kontakteve, por kryesisht lidhen me teste që bëhen për udhëtime, dokumente ose për persona të cilët dyshojnë se mund ta kenë virusin.

Duke qenë se shumë vende evropiane kanë vënë si kusht testin e përkthyer në anglisht për t’u futur, teste të tilla në privat kanë pësuar rritje të ndjeshme./ oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here