“A nuk vrasin edhe kuajt kështu”!

0
158

PhD. Ilir PECNIKAJ

Ky është titulli i një filmi të realizuar nga Hollywood-i, për krizën e fund viteve 20, fillim viteve 30, që fokusohet në një garë vallëzimi ndërmjet çifteve. Fitues do të shpallej çifti që do rezistonte më shumë se të tjerët në arenën e vallëzimit; pra, gara nuk kishte të bënte fare me cilësinë, por vetëm me sasinë, me numrin e orëve që fiziku i tyre do arrinte të përballonte në këmbë. E gjithë kjo, për të fituar një çmim që do i nxirrte nga gjendja e rëndë financiare.

Ky film mu kujtua sot tek po degjoja ministreshen Shahini, si kjo Korbë po bilbiloste duke krahasuar Shqipërinë me vende si Franca, Gjermania dhe më gjërë.

Harroj Korba që po flet për shqipërinë aty ku arsimi pak nga pak është vrarë dhe tani ajo don ta varros me buzëqeshjen e një vejushe të përdal.

Thotë se do të bëj me dy turne shkollën,

Cfarë investimi bëtë në shkollat për ti bërë ato mikëpritëse për dy turnshin se keni menduar?!…. Zero lekë!!!

Klasat do ti ndaj në dy, pra do të dyfishojë orët e mësimdhënies.

Sa vende pune të reja hapët në portalin tuaj të famshëm?!… Zero!!!

Nëse deri më sot një mësues kishte një ngarkesë 20+2 orë, do të ketë 40+4 orë, pra do të ketë mbi 8 orë mësimi në ditë.Ø

Nëse deri më sot një mësues nuk kishte obligim maskën sot i duhen 2 të tilla.Ø

Për higjenën personale as që bëhet fjalë sepse banjot, në ato pak shkolla që ekzistojnë janë pa ujë dhe më të qelbëta se cdo lloj banjoje publike-Ø

Të vetmin distancim social që i ke rezervuar mësuesve është ai me familjen.Ø

Por mos harroni se nga data 15 shtator, kur të fillojë shkolla, nëpër autobusa do të stivosen si sardelet njëri mbi tjetrin.

Korba e Arsimit, ju e vrat arsimin, por me këtë që po bëni po vrisni arsimtarët dhe brezin e ri, dhe ato që do tw ngelen në “pistë”, nuk do kenë më as dëshirën të jetojnë, sepse përpos lodhjes fizike, ajo që vret përfundimisht është lodhja emocionale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here