Një kryeministër cinik e i pashpirt/ Paloka reagon ashpër ndaj Ramës për shpërblimin: Je mësuar të blesh jetën e shqiptarëve!

0
103

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një reagim të ashpër lidhur me shpërblimin që ka ofruar qeveria për vdekjen e vogëlushit në Kakavijë. Në një postim në Facebook, Paloka ka theksuar se Rama është një kryeministër cinik e i pashpirt dhe një qeveri e kthyer në agjenci funeralesh, që paguan 500 mijë lekë për jetën e një femijë.

Postimi i plotë i Edi Paloka:

Një kryeministër cinik e i pashpirt dhe një qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mijë lekë për jetën e një femijë”

Cinik e i pashpirt deri në fund!

Nëse thjeshtë do kishte kërkuar ndjesë për humbjen e jetës se vogelushit dje në Kakavijë, do ishte shumë më e ndershme e njerëzore, por kjo nuk mund të ndodhë me një qenie si Rama.

Të kërkosh ndjesë do të thotë të mbash përgjegjësi  e në 20 vjet që Rama qëndron në pushtet, në një rrugëtim të mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurrë nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi, kurrë nuk e kemi dëgjuar të paktën të kërkojë ndjesë, po gjithnjë ka akuzuar të tjerët për fajet e tij.

Edhe dje, për humbjen e jetës së vogëlushit, akuzoi vetë vogëlushin dhe prindërit e tij!

Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtësinë edhe me larg: “500 mijë lekë per jetën e femijës” . Kaq kushton për Ramën, sepse ai është mësuar që jetët dhe shpirtrat e shqiptarëve t’i blejë si në pazar, madje edhe më lirë!

Qeveria duhej të kishte marrë përsipër përgjegjesitë e saj e mos torturonte mijëra shqiptare. Minimalisht duhej t’i kishte informuar qytetarët e saj për situatën në kufij dhe çfarë kërkohej prej tyre. Po as këtë nuk e bëri .E ndërkohë që drama e mijëra shqiptarëve u kthye në tragjedi, Rama shullehej në diell.

Një qeveri që në vend që të kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve të saj, kthehet në agjenci funerale. Kjo nuk mund të vazhdojë më!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here