Ndërtesat e braktisura/ Strehë për refugjatët dhe përdoruesit e drogës

0
15

Të kthyera në strehë për endacakët, përdoruesit e drogës dhe refugjatët e ardhur nga Lindja e Mesme, por dhe në vend për hedhjen e mbeturinave, godinat e lëna në mëshirë të fatit nga pronarët janë një shqetësim serioz për komunitetin në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Një prej tyre është dhe ky objekt trekatësh fare pranë qendrës së Durrësit, në bulevardin “Dyrrah”. E braktisur, godina bashkëjeton me inertet e mbetura pas një shembjeje të IKMT-së, disa muaj më parë, dhe banorët e lagjes 11 të cilët kërkojnë sistemimin e kësaj hapësire të kthyer në vatër infeksioni dhe rreziku.

Degradimi i vazhdueshëm i godinës rrit pasigurinë veçanërisht për fëmijët që shpesh luajnë shkujdesshëm para pallateve të tyre, ndërsa vendndodhja e saj, vetëm 20 metra larg bulevardit kryesor, cënon dhe imazhin e qytetit turistik.

”Shpresojmë që do i jepet zgjidhje këtij problemi. Ne nuk jemi kundër pronës, pasi ajo është e shenjtë, por nuk është e drejtë që kjo pronë t’i bëjë dëm dhe të jetë problem për komunitetin. Duam zgjidhje që pronarët e saj ose ta prishin, rregullojnë ose ta rrethojnë. Kemi dhe fëmijë që luajnë këtu dhe objekti mund të shkaktojë dhe dëme të tjera, si shembje”./koha jone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here