43-vjeçari shqiptar dhunon dhe kërcënon me vdekje gruan, fqinjin e godet me thikë disa herë

0
15

Policia italiane ka arrestuar në 43 vjeçar shqiptar, pa vendbanim fiskal në Itali, për keqtrajtim në familjen dhe plagosje të një personi.

Mediat raportojnë se burri së pari rrahu gruan me të cilën bashkëjetonte dhe e kërcënoi me vdékje me një thikë kuzhine.

Më pas sulmoi një bashkatdhetar, fqinj që kishte ndërhyrë për të shuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortëve, duke e goditur disa herë në pjesën e barkut.

43-vjeçari po përpiqej të arratisej me makinën e tij kur u ndaluaa nga policia me thikën ende në dorë.

Urgjenca ndërhyri menjëherë, duke i dhenë ndihmë mjekësore gruas, e cila kishte mavijosje dhe shqiptarit tjetër që kishte plagë sipërfaqësore të shkaktuar nga thika. Sulmuesi u dërgua në burg në Santa Maria Capua Vetere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here