Braimllari: Qeveria tradhtoi qytetarët shqiptarë në kufi…

0
118

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, e cilëson krizën e shqiptarëve në kufi si një tradhti kombëtare të qeverisë “Rama”. Në një mesazh në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se lënia e shqiptarëve pesë ditë në kufi është një akt i rëndë dhe papërgjegjshmëri e plotë e institucioneve shtetërore.

Mesazhi i Endrit Braimllarit në Facebook:

Situata e renduar dhe e precedent per te pesten dite ne te cile po perballen qytetaret e Shqipërisë ne pikat kufitare te Kapshtices dhe te Kakavijes, per shkak te papergjegjshmerise dhe arrogances se qeverise Rama e cila eshte e strukur skutave dhe nuk po i jep asnje mbeshtetje shtetasve te vendit tone.

Detyra e qeverise eshte ti sherbeje shtetasve te vendit te tij kudo ndodhen, por qeveria Rama dhe ministri i tij i jashtem kukull nuk kane kete mision, ato kane nje mision tjeter ate te tradhetise kombetare.

Ashtu siç tradhetojnë interesat kombetare ashtu po tradhetojne dhe po lene vetem qytetaret e shqiperise ne kete moment te veshtire.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here