Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot gjashtë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Shkon në 219 numri në total.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70-vjeçar nga Mati dhe tre qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar.
Humbje jete në total 219: Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)
Testime totale 49151
Raste pozitive 7117
Raste të shëruara 3695
Raste Aktive 3203
Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1747
Durrës 398
Shkodër 278
Fier 145
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 94
Elbasan 84
Berat 48
Gjirokastër 31
Dibër 30