‘Gokhan’ në një lidhje me aktoren turke? Fansat kapin detajin dyshues…

0
124

Aktori turk Furkan Andiç është tashmë shumë i njohur në Shqipëri pasi ka luajtur në disa role në serialet e transmetuara në vendin tonë.

Roli i tij më i fundit ishte “Gokhan” në serialin “Lule të vetmuara”.

Nga shtatori aktorin do e shohim sërish në ekran me një rol të ri në serialin “Kudo bashkë”.

Në këtë serial ai do të luajë krah aktores Aybuke Pusat.

Së fundmi në mediat turke po përflitet se Furkan Andiç dhe Aybuke Pusat janë në një lidhje.

Dyshimet janë shtuar pasi fansat kanë vënë re një detaj.

Në fotot e fundit, të dy aktorët shfaqen me të njëjtën unazë.

Ky detaj po komentohet gjatë nga fansat në rrjete sociale të cilët thonë se nuk është rastësi që dyshja mbajnë të njëjtën unazë.

Edhe më herët Aybuke dhe Furkan janë përfolur për një lidhje megjithatë kanë preferuar të mos flasin./revistawho.com

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here