Dalin detajet/ Vetëvrasja e të riut tek “Shefqet Ndroqi”. Kishte një javë i shtruar, ishte drejt shërimit

0
139

Gazetari Erjon Skëndaj jep detaje për lajmin tragjik të mëngjesit të sotëm, ku një pacient në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit COVID 2 ku ndodhej të paktën prej një jave.

Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi” se pacienti ishte në prag të shërimit dhe se kishte dhe pak ditë të mbetura për të kaluar në spital.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi Skëndaj.
Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë nga spitali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here