Kupolat sociale nga Covid-19, restoranti në Stamboll respekton masat e distancimit me tenda plastike

0
86

Në Stamboll, klientët e një restoranti izolohen nga të tjerët nëpërmjet kupolave të posaçme plastike, në kuadër të rregullave antikovid. Infeksioni i koronavirusit vazhdon të përhapet në vend.

Në mesin e pandemisë së kovidit-19, një restorant në Turqi po aplikon një qasje unike për të respektuar rregullat e distancimit social.

Tendat plastike në formën e kupolave sigurojnë një atmosferë më romantike me shkëputjen e klientëve të përhershëm gjatë darkave.

Çdo kupolë është e pajisur me një dritare të posaçme për qarkullimin e ajrit.

Në këtë lokal anës gjirit të Bririt të Artë të Bosforit, kamerierët nuk lejohet të hyjnë në hapësirat e veçanta nëse darkuesit nuk i lajmërojnë nëpërmjet butonit në tryezat e tyre.

“Ata që janë të ndjeshëm ndaj izolimit dhe problemeve që lidhen me koronën, i vlerësojnë shumë këto tenda. Kemi rezervime për shumë ditë.”

“Sot po festojmë përvjetorin tonë. E zgjodhëm këtë lokal sepse duam distancim social. Edhe pamja është e mrekullueshme. Ishte hera e parë por sigurisht që jo e fundit për ne.”

Për shkak të situatës me koronavirusin, restoranti qëndroi mbyllur për tri muaj për t’u rinovuar.

Dhjetëra mijëra persona në vend mbeten nën izolim kur totali i të infektuarve ka arritur në 240 mijë, 1 mijë më shumë se një ditë më parë, ndërsa 5,800 janë jetët e humbura.

Me urdhër qeverie, inspektorët nga kjo javë kanë nisur shpërndarjen në terren për të parë respektimin e rregullave të distancimit social dhe mbajtjen e maskave në tregje, biznese, në rrugë dhe në hapësira publike, dhe të kontrollojnë pacientët e vetizoluar në banesa.

Eventet si martesat me pjesëmarrje të madhe janë ndaluar, sikundër mbledhjet për ngushëllim në rast të ndarjes së një personi nga jeta.

Teksa përmirësohet testimi dhe gjurmimi i bartësve të koronavirusit të ri, autoritetet kanë apeluar forcat ligjzbatuese, zyrtarët por edhe figura si kryepleqtë, mësuesit dhe imamët që të ndërgjegjësojnë qytetarët për rreziqet e sëmundjes vdekjeprurëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here