Alarm dhe panik nga virusi/ Spitali i Beratit në prag të kolapsit

0
112

COVID-19 është rikthyer fuqishëm tek bluzat e bardha brenda Spitalit Rajonal të Beratit, ku janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Të infektuar rezultojnë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, ndërkohë që janë diagnostikuar pozitivë një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine në këtë spital.

Rastet janë rritur ndjeshëm menjëherë paa konfirmimit pozitivë disa ditë më parë të mjekut kirurg dhe kjo ka shtuar së tepërmi frikën tek stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Beratit,që është në pritje të kryerjes së tamponit.
Edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat është infektuar me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Burime nga Inspektorati i Higjienës në Berat bëjnë me dije se janë dezinfektuar dhe mbyllur: plotësisht Reparti i Kurugjisë dhe pjesërisht disa reparte të tjera dha magazina e Spitalit Rajonal Berat.

Të njëjtat burime konfirmojnë se pas shfaqjes së rastit të parë brenda Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave Berat, është kryer edhe mbyllja pjesore e disa ambienteve,pas dezinfektimit të tyre.

10 rastet e konfirmuara dje pozitivë nga Ministria e Shëndetësisë e kanë çuar në 43 numrin e rasteve aktive me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here